Site icon Telegrafi

Synohet vetëdijësimi i qytetarëve të Maqedonisë për aktivizëm civil (Video)

Vetëdija në Maqedoni sa i takon aktivizmit civil u shqyrtua nga prizmi i zhvillimeve globale dhe i trendeve në Evropë. Të gjitha tendencat në kontinentin evropian janë kundër demokracisë liberale konsideron analisti politik Sasho Ordanovski, në përpjekje për ta përshkruar situatën në vend dhe raportin ndërmjet sektorit civil dhe pushtetit politik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në Maqedoni do të votohet se a do të vazhdohet pas hapave për të ndërtuar një shoqërie liberale individuale me qytetarë aktivë apo do të votohet për një botëkuptim konservator, ku do të kemi një president i cili do të fitojë me rezultat të thellë me moton “Shteti para së gjithash”, u shpreh për TV21, Sasho Ordanovski, analist politik.

Sipas profesoreshës Mirjana Najçevksa, qytetarët në Maqedoni tanimë janë pjekur dhe se ata e ndjenjë fuqinë e veprimit individual dhe të veprimit kolektiv.

“Gjëja më pozitive që ka ndodhur në pesë vitet e kaluara ishte se njerëzit filluan të dalin jashtë lëvozhgës së dimensionimit etnik dhe filluan të përzihen njëri me tjetrin, duke u vetëdijesuar për nevojat e përbashkëta që kanë. Sipas meje, gjëja më pozitive që mund të theksojmë është “decentralizimi i veprimit qytetar”, tha Mirjana Naçeska, profesoreshë universitare.

Shkolla për qytetari aktive pranë Qendrës për kërkime strategjike “Forum” me anë të trajnimeve dhe debateve të rregullta punon në rritjen e vetëdijes për fuqinë që ka organizimi qytetar dhe zëri individual në procesin e demokratizimit të shoqërisë. Projekti mbështetet nga agjencia amerikane USAID./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=xGDUECznBjs

Exit mobile version