Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së në Shkup, porositi që sa më shpejtë të ndërhyhet në zgjidhjet ligjore, në mënyrë që të shfrytëzohen përvojat dhe ekspertët e BE-së dhe FAO-së për konsolidimin e tokës bujqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas ministrit të Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, me mbështetje prej 2.5 milionë euro nga BE-ja dhe profesionalizëm nga FAO, në 3.5 vitet e ardhshme Maqedonia do të zbatojë në mënyrë intensive procesin e konsolidimit të tokës bujqësore.
Sipas AIM-së, ky aktivitet, i njohur si Mainland, ka filluar në mars të këtij viti, kurse do të zgjatë deri në vitin 2020. Projekti ka për qëllim që çdo amvisëri të ketë më shumë tokë bujqësore që do t’i ulë harxhimet për përpunimin, do ta rritë prodhimtarinë./Telegraf