Bugatti duke se nuk ka mbaruar ende me vendosjen e rekordeve.
I dhënë pas shpejtësisë së lartë, shefi Mate Rimac ka bërë të ditur se kompania po synon një rekord të ri të shpejtësisë maksimale.
Dhe bëhet fjalë për shpejtësi mbi 500 km/h.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Bugatti Mistral sapo ka vendosur një rekord të ri të shpejtësisë.
Makina e rekordeve botërore W16 Mistral arriti 453.91 km/h në ATP Automotive Testing Papenburg në Gjermani.
Gjatë kësaj ngjarjeje, thuhet se Rimac është parë duke biseduar me një nga inxhinierët e gomave Michelin.
Aty, thuhet se atij, ia ka bërë një pyetje: “A mund ta vendosim ‘pesëshin’ përpara rekordit të shpejtësisë më të lartë?”.
Pra, ambiciet e tij janë të qarta. /Telegrafi/