Telegrafi

Down Syndrome Kosova sot prezanton ekspozitën “Bukuritë përmes fotografisë”

Të rinjtë nga shoqata “Down Syndrome Kosova”, sonte në orën 19:00 në Muzeun Kombëtar të Kosovës do të vijnë me ekspozitën “Bukuritë përmes fotografisë”.

Këta të rijnë kanë realizuar fotografi në vende të ndryshme të Kosovës ndërsa fotografi Ridvan Slivova fotografitë  e këtyre të rinjve i ka vendosur në dru dhe në gurë.

Të rinjtë nga shoqata e “Down Syndrome Kosova”, kanë shprehur gjithë talentin e tyre përmes këtyre fotografive. /Telegrafi/