Site icon Telegrafi

Symbyllur theu me çekan gjigant 69 arra kokosi rreth trupit të një burri, futet në librin e rekordeve Guiness

Një ekip i ekspertëve të arteve marciale me bazë në Indi, kapi një titull të rrezikshëm të rekordeve botërore Guinness, kur një anëtar mbuloi sytë me një leckë dhe përdori çekan gjigant për të goditur arrat e kokosit të vendosura rreth trupit të një anëtari tjetër.

Grupi që praktikon artet marciale Bir Khalsa, mori titullin për numrin më të madh të arrave të kokosit të goditur rreth një personi, duke mbuluar sytë dhe gjithçka u transmetuar në emisionin televiziv italian Lo Shoë Dei Record në Milano.

Burri me sy të lidhur arriti të thyente 69 arra kokosi në një minutë, pa e lënduar shokun e tij të skuadrës, transmeton Telegrafi.

Ata mposhtën rekordin e mëparshëm nga Rakesh B dhe Prabhakar Reddy P, të cilët përfunduan përpjekjen e tyre me 50 arra kokosi të thyera në 2020.

Bir Khalsa mban rekorde të shumta botërore, duke përfshirë titullin e shpallur së fundmi për numrin më të madh të fetave të një kastraveci të prera me sharrë elektrike derisa burri që mbante sharrën kishte sytë e lidhur. /Telegrafi/

 

Exit mobile version