Site icon Telegrafi

Symbyllur luajnë shah

Të ulur në London Eye, prej nga shihet e gjithë Londra, dy shahistët kanë luajtur me sytë e lidhur, ndërsa kanë kënaqur sytë e kureshtarëve të shumtë.

Kampioni britanik Nigel Short ka thënë: “Ishte gjë e mrekullueshme të luash shah në London Eye. Dëm që nuk pata mundësi të kënaqem me pamjen që ofron, mirëpo fitorja ndaj Luke e ka kompensuar këtë gjë”.

Ndërkaq, mjeshtri Luke McShane kështu e ka komentuar humbjen e tij: “Do të jetë kënaqësi për mua të luaj para publikut vendës. Të luash shah symbyllur është gjë argëtuese, mirëpo do t’i hakmerrem Nigelit në turnir, kur do të kem mundësi t’i shohë të gjitha figurat dhe 64 fushat e shahut”.

Short dhe McShane kanë hapur turnirin “London Chess Classic”, ku krahas tyre do të paraqiten edhe mjeshtrit më të mëdhenj të shahut nga e gjithë bota. Me këtë turnir, Londra ka paralajmëruar kandidaturën e saj serioze për kampionatin botëror të shahut, që duhet të mbahet në vitin 2012. /Telegrafi/

Exit mobile version