“Ne planifikojmë që të prodhojmë telefona të mençur mobil Nokia të cilët bazohen në Symbian, deri në vitin 2012” ka thënë Carr.
Sipas kushteve të përgjithshme të kontratës, kompania është e detyruar që përdoruesit të telefonit t’i ofrojë sistemin operativ të aparatit, edhe për dy vjet pas kohës së prodhimit, dhe kjo nënkupton që Symbian do të jetë rreth nesh, deri në vitin 2014.
Në të kaluarën, drejtorët ekzekutiv të kompanisë Nokia kishin thënë se ata kanë investuar shumë në platformën e tyre mobile, dhe se nuk do ta eliminojnë atë shpejtë nga tregu. / Telegrafi /