Telegrafi

Symantecut ia vodhën kodin e antivirusit

Drama rreth kodit burimor të produkteve të Symantec është duke vijuar për disa javë tani, e sipas informatave të fundit Symantec është i gatshëm të ia paguaj 50,000 dollarë hakerëve që ta shkatërrojnë kodin dhe të deklarojnë se nuk e kanë pasur asnjëherë.

Kjo kërkesë paksa e pazakontë, sidomos tani kur çdo gjë shkoi në publik, u publikua nga Forbes, por Symantec pohon se bisedimet është duke i bërë një organizatë qeveritare e jo ata.

Hakerëve të cilët vetën e quajnë Lords of Dharamaia nuk u pëlqeu kjo rrjedhë e ngjarjeve, kështu që tani në shërbimet korrent u paraqit fajlli me madhësi prej 1.27 GB i cili sipas pohimeve përmban kodin burimor të aplikacionit pcAnywhere.

Symantec është ende duke e analizuar fajllin për të konstatuar nëse kjo është e vërtetë, por thonë se ashtu-kështu bëhet fjalë për versionin e vjetër të kodit burimor kështu që dëmi nuk do të jetë i madh. /Telegrafi/