Telegrafi

Symantec frikëson shfrytëzuesit?

Ai pohon se Symantec shpërndan versionet testuese të produktit të vet të cilat kontrollojnë kompjuterin e shfrytëzuesit dhe gjithmonë paralajmërojnë për probleme – gabimet e dëmshme, rreziqet në lidhje me privacinë, pa marrë parasysh gjendjen e kompjuterit. Kjo padi tani po mundohet të ngritët në nivelin e padisë grupore (class action), pra të përfshihen dhe shfrytëzues të tjerë të cilët mendojnë se janë dëmtuar, kështu që të bashkuar të prezantohen në gjykatë para Symantecut.

Në padi pohohet se Symnatec shfrytëzon versionet testuese të softuerit të vet për të reklamuar Norton Utilities, PC Tools Registry Mechanic dhe PC Tools Performance Toolkit. Kështu softueri në mënyrë të gabuar lajmëron shfrytëzuesit se janë zbuluar gabime me prioritet të lartë dhe se gjendja e përgjithshme e “shëndetit të kompjuterit” është e ulët.

Shitja e produkteve të Symantec përndryshe është rritur për 4 për qind gjatë vitit të fundit dhe është realizuar qarkullim prej dy miliard dollarë. Sipas padisë, për këtë është përgjegjës edhe “scareware-i”, siç janë karakterizuar Norton Utilities dhe PC Tools. Me scareware shpesh nënkuptohen softuerët malinj të cilët shfrytëzuesit i thonë se e ka të infektuar kompjuterin me virus dhe e bëjnë atë që të blej ndonjë softuerë (të padobishëm) i cili gjoja do ta shpëtoj nga virusi (që në të vërtetë nuk ekziston). /Telegrafi/