Telegrafi

Sylvinho i ngazëllyer me rikthimin në Premier

“Është një lajm i mirë për mua që rikthehem në Ligën Premier. Secili lojtar dëshiron të luajë këtu, dhe ky është rasti im i dytë dhe jam shumë krenar që klubi ka kërkuar që unë të vij këtu”, ka thënë ish-mbrojtësi i Arsenalit.

“Klubi është duke ndryshuar shumë, ata kanë një mentalitet të shkëlqyeshëm dhe dëshirojnë ta bëjnë klubin edhe më të madh. Kjo është diçka e shkëlqyeshme ta dëgjoj dhe të jem pjesë e projektit do të jetë shumë ngazëlluese”, ka shtuar braziliani.