Filmi i fundit i Sylvester Stallones në rolin e luftëtarit “Rambo” do të shfaqet gjatë këtij viti në kinematë botërore.
Filmi i pestë i kësaj franshize filmike “Rambo: Last Blood” planifikohet që të arrij para shikuesve më 20 shtatorit të 2019, sipas “Deadline”.
Aktori 71-vjeçar fillimisht ka luajtur rolin e veteranit të Vietnamit, John Rambo në vitin 1982 gjersa në filmin e ardhshëm do ta shohin teksa ballafaqohet me një kartel meksikane të dorgës.
John Rambo ishte personazhi kryesor në vitin 1972, “First Blood” e ka shkruar David Morrell. Libri është përshtatur në një film me të njëjtin emër në vitin 1982.
Më pas aktori u shfaq edhe në ‘Rambo: First Blood Part II’ në vitin 1985 dhe ‘Rambo III’ në vitin 1988.
Përderisa ish ishte një hit, karakteri më pas u la në gjumë derisa Stallone e ringjalli në një film të vitit 2008, i quajtur thjesht “Rambo”.
Ndryshe, Stallone punoi kohët e fundit në një tjetër ekskluzivitet, ‘Creed II’, që erdhi si vazhdimësi e “Rocky” dhe vitin e kaluar filloi xhirimin e ‘Expendables 4’. /Telegrafi/