Site icon Telegrafi

Sylvester Stallonen më nuk do ta shohim në rolin e Rocky Balboas

Sylvester Stallonen më nuk do ta shohim në rolin e filmit kult, Rocky Balboa.

Këtë herë duket se më nuk ka kthim për aktorin pas 40 vjetëve dhe tetë filmave hollivudian.

Kështu ka bërë të ditur vetë aktori përmes llogarisë personale në Instagram teksa komunikoi se nuk do ta interpretojë më personazhin.

Aktori 72-vjeçar në këtë formë dëshiron t’i jep hapësirë gjeneratës së re, mishëruar nga Adonis Johnson, heroi i sagës “Creed”.

“Edhe pse me zemër të thyer, po e konfirmoj se gjithçka ka marrë fund. Megjithatë, Rocky kurrë nuk do të vdesë, sepse do të jetojë bashkë me ju”, ka shkruar fillimisht artisti.

“Po tërhiqem sot sepse historia ime është treguar, një botë e re hapet për publikun me këtë gjeneratë”, tha Stallone.

Lexo po ashtu Periudha më e pikëlluar e jetës e Sylvester Stallones: E ka shitur qenin e vet për 25 dollarë për të mbijetuar – tregim i cili do t’ju bëjë të qani!

Videoja është bërë gjatë xhirimeve t vazhdimit të dytë të filmit “Creed”, i cili doli në kinematë amerikane më 21 nëntor.

Ndryshe, aktori e ka interpretuar personazhin tetë herë që nga viti 1956, ku është nominuar disa herë për “Oscar”. /Telegrafi/

Exit mobile version