Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj interesant rreth xhirimeve të filmit legjendar “Rambo”.
Aktori hollivudian përmes llogarisë personale në Twitter ka treguar se kishte ndryshuar skenari i filmit të vitit 1982, megjithëse një pjesë të saj e kishte shkruar edhe vetë ai.
Ai tregoi se toga që e shoqëronte në misione nuk ishte e përfshirë në skenar, por përfundoi në film vetëm për shkak se aktori ishte i ftohur.
“Këtë nuk e dinë shumë njerëz, por në Kanada temperatura ishin pak mbi zero dhe unë nuk isha i gatshëm për këtë. Është e mahnitshme se në pyll gjeta një karroce të pazarit e cila ishte atje për më shumë se 30 vjet dhe poshtë saj ishte një kanavacë. Mora një thikë, i preva një vrimë dhe e shndërrova në një pelerinë, i cili me të vërtetë më shpëtoi sepse ishte shumë ftohtë”, shkroi ndër të tjerash aktori dhe vuri në dukje se kjo nuk ishte në skenar.
“First Blood”, i përkthyer vetëm si “Rambo”, kishte një buxhet prej 15 milionë dollarësh. Megjithatë, pavarësisht kësaj, Stallone (i cili tashmë kishte një Academy Award për “Rocky”) e bëri për vete një pelerinë.
E njëjta pelerinë e filmit është nxjerrë në shitje në një ankand, ku është shitur për 60 mijë dollarë.
Përndryshe, Stallone, i cili është në gjendje të mirë në moshën 72-vjeçare, do të jetë përsëri në rolin e John Rambos, vazhdimin e pestë që pritet të shfaqet gjatë vitit 2019. /Telegrafi/
Sylvester Stallone Just Revealed the Badass Story Behind His ‘Rambo’ Outfit https://t.co/T3EQcJ0qIn via @MensHealthMag Nice story thank you Men’s Health Mag!
— Sylvester Stallone (@TheSlyStallone) May 29, 2018