Sylvester Stallone konfirmoi se po punon për pjesën e pestë të filmit të Rambos, në të cilin hero i famshëm i filmit ballafaqohet me një kartel meksikan të drogës.
Sipas detajeve të treguara të filmit, vazhdim i ri përshkruhet si “rruga më e dhunshme drejt ferrit” të Rambos, ku “shkatërron kartelin dhunshëm të drogës “.
“Po vjen diçka shumë e keqe”, shkruan Stallone në llogarinë personale në Instagram, së bashku me një imazh promocional për Rambo 5.
Historia e vazhdimit të pestë ndjek heroin kryesor që jeton në fermë dhe lufton me sindromin posttraumatik.
Në vitin 2008, pas dy dekadave të filmit më të fundit të Rambos, Stallone u kthye në interpretimin e karakterit të famshëm si udhëheqës i një grupi mercenar të ngarkuar me shpëtimin e një grupi të misionarëve të krishterë nga Burma.
Pas kryerjes së detyrës, Rambo kthehet në Shtetet e Bashkuara dhe viziton babanë në Arizona.
Theksojmë se filmi duhet të jetë në ekranet e mëdha të kinemave gjatë vjeshtës së vitit 2019. /Telegrafi/