Telegrafi

Sylvester Stallone ende kujdeset për dy breshkat e filmit, “Rocky”, tani ato kanë 44 vjet

Sylvester Stallone (Photo by Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)

Sylvester Stallone ka zbuluar disa detaje nga filmi i ri Creed.

Dhe një ndër fotografitë simpatike e aktorit është me dy breshkat që i mbajti pas xhirimeve të filmit të Rockyt.

Këto dy gjallesa tashmë kanë mbushur 44 vjet dhe artisti përkujdeset tejet shumë për të adhuruarat.

Aktori 72-vjeçar aktualisht po regjistron një vazhdim të ri të Creed, ku dy breshkat Buf dhe Link do të shfaqen gjithashtu në film.

“Në xhirimet e Creed 2 me shokët e mi të parë, Cuff dhe Link tani janë 44 vjet”, shkroi Stallone në një përshkrim të fotografisë që e publikoi në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, aktori nuk i takuan vetëm breshkat, por gjithashtu edhe qeni Butkus që u shfaq në dy pjesët e para të Rockyt. /Telegrafi/