Site icon Telegrafi

Sylejmani: Të huajt nuk e meritojnë të luajnë

“Së pari duhet të kuptojnë të gjithë se lojtarët e huaj që po vijnë në Kosovë viteve të fundit ose janë në fund të karrierës ose vijnë për t’u rehabilituar pas një pauze të gjatë apo ndonjë lëndimi që kanë. Apo edhe lojtarët që dëshirojnë që t’ia bëjnë sefte në Evropë, dhe nga këtu të depërtojnë më lehtë në ndonjë skuadër më të madhe”, ka thënë Sylejmani për Zërin.

“Megjithëse janë lojtarë që nuk gjejnë angazhim në shtetet tjera dhe çmimi i tyre i volitshëm bën që të vijnë në Kosovë, prapëseprapë janë dukshëm shumë të shtrenjtë se basketbollistët vendorë. E kur po vijnë patën apo nuk patën kualitet atyre po u ndahet një minutazhë e madhe në parket, edhe pse thënë realisht nuk janë duke e merituar”, deklaroi ai. /Telegrafi/
 

Exit mobile version