Telegrafi

Sylejmani e mbyll një vit të jashtëzakonshëm me Manheim

Valmir Sylejmani (Foto: vaf-foto@web.de)

Valmir Sylejmani e ka përfunduar një sezon të jashtëzakonshëm sa i përket formës individuale.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës bëri një hap mbrapa për të bërë të madhin para.

23-vjeçari nënshkroi me Waldhof Manheim, një skuadër me shumë traditë në futbollin gjerman dhe arriti që falë formës së jashtëzakonshme t’i rikthejë në Bundesliga 3.

Waldhof Manheim arriti të dalë kampion në Regionalliga Sudwest me 88 pikë pas 34 ndeshjeve, 21 pikë më shumë se kundërshtari Saarbucken.

Lojtari kryesor i skuadrës padyshim që ishte Sylejmani, që thuajse në çdo ndeshje shënonte e asistonte.

Gjilanasi e ka mbyllur sezonin me 18 gola të shënuar e 12 asistime për bashkëlojtarët.

Valmiri ka edhe një vit kontratë me Manheim, por pas këtyre paraqitjeve fantastike vështirë se do të qëndrojë.

Valmir Sylejmani (Foto:vaf-foto@web.de)

Interesim për të kanë shprehur disa skuadra të Bundesliga II por edhe holandeze e zvicerane. /Telegrafi/