Site icon Telegrafi

Sylejman Selimi vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

Ish-komandanti i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, ka vizituar sot Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, ku u prit nga zëvendësministri Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Me këtë rast, zëvendës ministri Ramadani, i ka uruar lirimin nga burgu Sylejman Selimit, duke i dëshiruar shëndet dhe qëndrim të këndshëm në mesin familjar, shokëve dhe miqve.

Lexo po ashtu Sylejman Selimi viziton Isa Mustafën

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama e ka njoftuar Selimin, me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe tranzicionin e saj në ushtri të Kosovës, dhe themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga ana e tij, ish-komandanti i FSK-së, gjeneral Sylejman Selimi, ka përgëzuar stafin e saj, për formimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version