Sylejman Selimi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi sot është intervistuar në Prishtinë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.
Këtë e bëri të ditur avokati i tij, Tomë Gashi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi i ftuar nga Gjykata Speciale sot ka dhënë deklaratën e tij në Prishtinë”, shkruan Gashi. /Telegrafi/