Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, për shkak të problemeve shëndetësore është dërguar në Spitalin e Pejës.
Sylejman Selimi është duke vuajtur dënimin me burgim në Burgun e Dubravës pasi që është shpallur fajtor për krime të kryera gjatë kohës së luftës.
Lajmin se Selimi është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës e ka konfirmuar Sokol Zogaj, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës.
“Po, Sylejman Selimi është dërguar për trajtim në Pejë sipas procedurave pasi qe i ka disa probleme shëndetësore”, tha Zogaj për KALLXO.com
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës tha po ashtu se nëse ka nevojë për trajtim tjetër, atëherë sipas procedurave Sylejman Selimi mund të transferohet në QKUK.