Telegrafi

Sylë Tahirsylaj tregon se çfarë moti na pret ditëve në vijim

Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka treguar për motin që do të mbajë  në Kosovë,ditëve në vijim…

“Temperaturat janë më të rritura se sa vitin e kaluar, por ka edhe reshje lokale shiu, para dy ditësh kishte edhe reshje breshëri në disa lokalitete, ku ka pasur edhe dëme në rajon e Pejës. Gjatë gjithë javës do të ketë mot të mirë, temperaturat minimale do të jenë 17 gradë celsius kurse maksimalja do të shkojë deri në 34 gradë celsius”, ka thënë ai.

Tahirsylaj tha se është një situatë e mirë sa i përket temperaturave, për arsye se në muajin e kaluar ka pasur reshje të shumta shiut, të cilat iu ndihmojnë mbjelljeve.

Stina e pranverës ka filluar me 21 mars, por që në fillim të hyrjes së kësaj stine temperaturat ishin shumë të ulëta të shoqëruara me reshje të shumta shiu./Telegrafi/