Site icon Telegrafi

Sylë Hoxha transferohet në Prokurorinë Speciale

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, është transferuar në Prokurorinë Specialë të Kosovës për gjashtë muaj.

Kjo është vendosur në takimin e njëqindenjëzetetetë të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Gjatë këtij takimi, siç njofton kumtesa nga KPK-ja, anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, kanë aprovuar raportin e Komisionit Mbikëqyrës në Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin, me propozimet dhe rekomandimet e dhëna nga anëtarët e tij.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi anëtarët e KPK-së, kanë themeluar Komisionin për transferim dhe avancim të prokurorëve në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Kryesues i këtij komisioni do të jetë, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ndërsa për anëtarë janë caktuar, Haxhi Sianaj dhe Xhevdet Bislimi.

Po sot, anëtarët e KPK-së kanë aprovuar kërkesën e EULEX-it, për miratimin e prokurores Eëa Anita Korpi, që të shërbej si prokurore e EULEX-it.

Anëtarët e KPK-së, bënë plotësimin e Komisionit për Vlerësimin e Përformancës së Prokurorëve me anëtarë rezervë.

Exit mobile version