Kryetari i Federatës së Sindikatave në Shëndetësi, Blerim Syla, ka kritikuar ashpër vendimin politik të ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia dhe të Qeverinë Kurti për shkarkimin e Bordit të ShSKUK-së në mes të pandemisë me të cilën po luftojnë mjekët kosovarë.
Ai ka thënë në një intervistë për RTK se Qeveria në këtë kohë, në vend që t’i ndihmojë mjekët në luftën me coronavirus, po merret me vendime të pambështetura.
Ai tha se arsyetimet e Qeverisë për shkarkimet e bordit të SHSKUK nuk janë të vërteta dhe janë paradoksale.
Më poshtë mund të ndiqni deklaratën e plotë të Blerim Sylës: