Sydney Sweeney bëri një dalje plot stil, rrugëve në New York, të hënën.
Aktorja, 26 vjeçe, dukej e pabesueshme, teksa fuste një bluzë me qafë në një minifund ‘tweed’, të bashkuar me një pallto elegante lëkure ngjyrë kafe çokollatë, shkruan DailyMail.
Ylli i “Anyone But You” veshi një palë çizme ngjyrë kafe, deri tek gjuri dhe një çantë dore që përputhej shumë me dukjen e saj.
Sydney kishte veshur një palë syze me kornizë të zezë dhe aksesoi veshjen e saj me një palë vathë argjendi.
Ylli i “Euphoria” ndezi buzëqeshjen e saj të mrekullueshme, teksa po shkonte drejt një makine të pritur.
Sydney dhe bashkëylli i saj Glen Powell zbuluan së fundmi se po kërkojnë të punojnë në një tjetër komedi romantike së bashku pas suksesit të filmit të tyre, “Anyone But You.
Aktori, 35-vjeçar, zbuloi se dyshja po ‘përpiqen të gjejnë gjënë tjetër’ pasi “Anyone But You” i kaluan 200 milionë dollarët globalisht. /Telegrafi/