Site icon Telegrafi

Sydney Sweeney tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me të mbërritur në Venecia

Sydney Sweeney mori vëmendjen e të gjithëve të shtunën me të mbërritur në aeroportin e Vencias me të fejuarin Jonathan Davino, në saje të Festivalit të Filmit.

Aktorja e serialit Euphoria, dukej tejet sensacionale dhe shumë ndryshe prej herave të tjera, e veshur me një fustan të bardhë elegant, me lule ngjyrë blu, shkruan DailyMail.

Sydney e kombinoi veshjen e saj me një palë taka të larta, dhe me një çantë të brendit Miu Miu që kushton 1,800 euro.

Bukuroshja bjonde vendosi një gjerdan të mrekullueshëm diamanti dhe një palë vathë të ngjashëm.

Sweeney ishte e shoqëruar nga i fejuari i saj Jonathan Davino.

Aktorja e The Anyone But You dhe Jonathan janë lidhur për herë të parë në vitin 2018. Katër vjet më vonë ata u fejuan.

Ata ndezën thashethemet për fejesë kur Sydney u pa me një unazë diamanti dhe menjëherë pas kësaj, revista People i konfirmoi spekulimet në mars të vitit 2022.

Sydney dhe biznesmeni nga Çikago kryesisht e mbajnë marrëdhënien e tyre larg syrit të publikut. /Telegrafi/

Foto: Sydney Sweeney / BACKGRID
Exit mobile version