Telegrafi

Sydney Sweeney poston fotografi provokuese në Instagram, gjatë pushimeve me miqtë e saj

Sydney Sweeney dukej tejet seksi, teksa pozoi për disa fotografi të mrekullueshme këtë javë.

Ylli i “Anyone But You”, 26 vjeç, i cili është fejuar me Jonathan Davino, tregoi pjesën e pasme dhe dekoltenë e saj me një kostum, teksa pozonte me miqtë e saj.

Bukuroshja dukej mahnitëse, teksa shfaqte këmbët e saj të tonifikuara në një varkë, ndërkohë që tregoi bukurinë e saj natyrale duke dalë pa grim, shkruan DailyMail.

Flokët e saj ishin të lëshuara me valë natyrale dhe ishin pjesërisht të lagura, nga shetitja në varkë.

Pasi ka shijuar një pushim nga puna në një pushim në ishujt grekë dhe Paris, aktorja së shpejti do t’i rikthehet punës.

Sweeney ka disa projekte të rreshtuara. “Eden”, me regji të Ron Howard dhe me bashkëylltarë Ana de Armas, Jude Law dhe Vanessa Kirby, është planifikuar të debutojë në shtator në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. /Telegrafi/