Episodi i ardhshëm i “Saturday Night Live” filloi me zhurmë pas paraqitjes së Sydney Sweeney në një nga promo-t.
Aktorja do të bëjë debutimin e saj në SNL këtë fundjavë, së bashku me Kasey Musgraves.
Në këtë segment, Sweeney bën shaka se baza e saj e fansave është kryesisht meshkuj, duke shfaqur sensin e humorit dhe duke treguar entuziazmin për rolin që do të luajë në shfaqje.
“Çuditërisht, shumë nga fansat e mi janë meshkuj”, u shpreh ajo.
Shakaja e Sweeney për bazën e fansave të saj meshkuj është një referencë për imazhin e saj si një simbol seksi, diçka që aktorja e ka trajtuar hapur në të kaluarën.
Gjatë gjithë karrierës, ajo ka shkëlqyer në rolet e përzgjedhura.
Megjithatë, në vend që të luftojë perceptimin e publikut, ylli ka folur hapur për pozitivitetin e trupit dhe se si gjen fuqizim në pozicionin e saj.
Është diçka për të cilën ajo ka folur në shumë raste: “Unë kam gjoks të madh dhe jam bionde. Është e vetmja gjë që njerëzit shohin”.
Disa nga projektet ku ka luajtur Sydney janë: “The Ward”, “Held”, “The Unborn”, “The Horde”, “Vikes”, “Reality” etj. /Telegrafi/