Site icon Telegrafi

Sydney, 940 saksofona së bashku

Gati njëmijë instrumente intonuan meloditë e “Shumë urime për ty” dhe “Walzing Matilda” në hapjen e festivalit të xhazit dhe bluzit “Darling Harbour” të Sydneyt.

Ndër saksofonistët kishte edhe profesionistë, por edhe fëmijë të cilët dinin t’i ekzekutonin dy-tri akorde në saksofon. Dirigjenti James Valentin tha se kjo ishte një përvojë që nuk dëgjohet për çdo ditë.

“Është fantastike kur grumbullon numër aq të madh njerëzish, qoftë këngëtarë ose saksofonistë, fitoni një tingull të jashtëzakonshëm. Ky nuk është tingull individual i një instrumentisti. Në grup aq të madh nuk është me rëndësi se a jeni virtuoz ose fillestar pasi tingulli i përgjithshëm është aq i fortë dhe i mirë sa që ju merr me vete. Kjo është fantastike”, tha Valentin.

Rekordi paraprak ishte vendosur në vitin 2008 në Tajvan kur 918 veta luajtën në saksofon në të njëjtën kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version