Site icon Telegrafi

Sy e veshë kah “Shoku”

Të gjithë shqiptarët kanë një arsye më shumë pse t’i mbajnë sytë nga ekrani, pasi sot ndahen çmimet “Oscar”, ndërsa është hera e parë që një film nga Kosova është nominuar për këtë çmim prestigjioz e ku konsiderohet edhe si favorit.

Është ky filmi “Shok” i regjisorit Jamie Donoughe, i nominuar në kategorinë e filmave të shkurtër, që
rrëfen një histori të vërtetë nga lufta e fundit që u zhvillua në Kosovë.

“Shok” do të rivalë në këtë kategori filmat “Ave Maria”, “Day One”, “Everything Will Be Okay”, dhe “Stutterer”.

“New York Times”, “BBC”, “Vanity Fair”, “Yahoo”, “Cineuropa” dhe “Indiewire” janë vetëm disa nga mediat apo faqet e famshme që kanë komentuar pozitivisht filmin “Shok”, e shumë prej tyre po e konsiderojnë edhe favorit absolut.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve transmetohet prej orës 23:30 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në kryeqytet, organizuar nga Komuna e Prishtinës, e gjithashtu edhe në shumë lokale në kryeqytetin e Kosovës dhe jo vetëm.

Në këtë film me rolet e tyre paraqitën aktorët Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raça, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.

Exit mobile version