Site icon Telegrafi

Swoboda: Komisioni Evropian reagoi me vonesë ndaj krizës në Maqedoni

Në një intervistë për ”Euroepan Western Balkans”, eurodeputeti austriak, Hannes Swoboda, deklaron se Komisioni Evropian (KE) u vonua në reagimin ndaj zhvillimeve në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Swoboda mendon se liria e mediave është vetëm njëri nga shumë problemet që i ka Maqedonia, por që është element thelbësor i demokracisë dhe duhet patjetër të respektohet në BE.

Ai në intervistë shton se përveç Brukselit, edhe vendet anëtare të BE-së duhet të kërkojnë përmirësim të gjendjes me drejtësinë në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version