Përmbyllen me sukses në Bern negociatat dy vjeçare ndërmjet kompanisë zvicerane “Swiss Wood Flooring Solution” dhe Agjensionit për Investime të huaja në Maqedoni- Invest Macedonia, thuhet në njoftimin të dërguar deri tek Telegrafi Maqedoni nga shërbimi për informim i Invest in Macedonia, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Drejtori i Agjensionit për Investime të huaja në Maqedoni, Visar Fida dhe Alain Bolli nga kompania zvicerane, “Swiss Wood Flooring Solutions” janë dakorduar të marten në Bern, që kjo e fundit të investojë në Maqedoni.
Kompania për përpunimin e drurit “Swiss Wood Flooring Solution”, do të investojë në zonen ekonomike në Kërçovë.
Fillimisht do të ndertojë një objekt prej 2500 m2 ku do punësohen 30 punëtorë dhe pasi të përfundohet me ciklin investues kjo kompani ka premtuar se do të krijojë 110 vende te reja te punës me nje investim total prej 5 milionë eurove, është thënë në Bern të Zvicrës.
„Pas disa përpkjeve dhe vizitave nga ana e ”Swiss Wood Solutions” për të gjetur vend adekuat për këtë investim zviceran, se fundi vendosëm bashkarisht që objekti i këtij investimi të realizohet në zonen teknologjike në Kërçovë”, tha për albinfo.ch drejtori i i Agjensionit për Investime të huaja në Maqedoni Invest Macedonia, Visar Fida.
“Ky projekt zviceran do të ndihmojë në zbutjen e papunësisë, sidomos është e mirëseadhur për popullatën e re në regjionin e Kërçovës. Kjo kompani do të ndihmoj gjithashtu në rritjen e besimit te kompanitë të tjera zvicerane për ta ndjekur shembullin e tyre duke investuar në Maqedoni. “Swiss Wood Solutions” njëkohësisht do të ndihmoj edhe në hapjen e vendeve indirekte të punës përmes kompanive që do t’i ofrojnë shërbimet e tyre, njëkohësisht vlen të përmendet edhe kontributi në rritjen e eksportit nga Maqedonia, tha Visar Fida, drejtor i “Invest Macedonia”.
Kompania zvicerane “Swiss Wood Flooring Solution” fillimisht do të prodhojë prodhime nga industria e drurit me kualitet shumë të lartë përkatësisht parket dhe prodhime tjera specifike të drurit, prodhimet të cilat do ti eksportojnë kryesisht në tregun zviceran dhe në vende tjera në Evropën Perendimore./Telegrafi/