Telegrafi

SwiftShader në Chrome 18

Akselerimin harduerik e morri HTML5 Canvas2D në Windows dhe Mac OS X, ndërsa më i mirë është edhe shfrytëzimi i mundësive të procesorit grafik në WebGL. Mundësitë e caktuara të përkrahjes së GPU-së mund të shfrytëzojnë edhe pronarët e kompjuterëve më të vjetër – Google në Chrome 18 zbatoi edhe SwiftShader, engine-in grafik softuerik i cili mundëson përkrahjen 3D (WebGL) në harduerin më të vjetër ose vetëm me anë të softuerit, nëse GPU nuk ka mundësi të ekzekutoj detyrat e dhëna.

Këto të fundit pronarëve të sistemeve më të vjetër ua mundëson shfrytëzimin e teknologjive të reja dhe qasjen në përmbajtjet WebGL. Chrome 18 vjen me versionin e ri të Adobe Flash, e përditësimi mund të bëhet brenda shfletuesit ose shkarkimin e versionit të ri mund ta bëni nga faqet e kompanisë. /Telegrafi/