Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, bëri debutimin e madh në tregun ndërkombëtar të muzikës në fund të vitit 2018 me hitin “Sweet but Psycho”.
Ishte kjo këngë e cila i hapi shumë rrugë shqiptares nga Saranda, e cila tashmë ka publikuar edhe albumin e saj të parë në karrierë, të titulluar “Heaven and Hell”.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, këngëtarja emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, ka njoftuar fansat për lajmin e gëzueshëm se kënga e saj “Sweet but Pyscho”, ka arritur të dëgjohet mbi një miliard herë në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.
“E gjitha falë jush. Një miliard herë e dëgjuar në Spotidy. Faleminderit për gjithë dashurinë që nga dita e parë”, shkroi këngëtarja shqiptare në Instagram.
Ndërkohë edhe në kanalin YouTube “Sweet byt Psycho” është mjaft e shikuar dhe e dëgjuar.
Aktualisht hiti i artistes me prejardhje shqiptare numëron rreth 616 milionë shikime në YouTube.
Ava Max është ngjitur shpejt në majat e suksesit në tregun internacional, duke u renditur krah yjeve tjerë të famshëm me prejardhje shqiptare si: Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha. /Telegrafi/