“Swedish Nomad” është një blog udhëtimi, të cilin e menaxhon Alexander Waltner. Alex është fotograf dhe bloger i njohur udhëtimi që e shëtit botën tërë kohën qysh prej vitit 2014.
Blogun e ka filluar për ta ndarë pasionin e tij të udhëtimit dhe për t’i inspiruar edhe tjerët ta eksplorojnë botën, transmeton Telegrafi.
Së fundmi ai ka shkruar edhe për Shqipërinë e bukur, ku lexuesve të tij të shumtë ua ka rekomanduar disa prej plazheve më të bukura të saj.
Shqipëria shumë shpejt është bërë një destinacion i njohur për t’i kaluar pushimet e verës. Brigjet mahnitëse dhe plazhet e bukura padyshim se janë prej faktorëve më të mëdhenj prapa rritjes së numrit të turistëve.
Riviera shqiptare është shtëpi e shumë vendeve të bukura, ndërkaq për t’jua bërë më të lehtë planifikimin e udhëtimit, më poshtë i keni disa prej plazheve më të bukura që mund t’i vizitoni në Shqipëri gjatë vitit 2019.