Site icon Telegrafi

Swansea thyen rekordin e klubit, transferon sulmuesin e Atleticos (Foto)

Borja Baston është futbollisti më i ri i skuadrës uellsiane, Swansea.

Skuadra uellsine, pas transferimit të sulmuesit Fernando Llorente ka vendosur të kryej edhe një tjetër në fazën e sulmit.

Swansea City ka arritur marrëveshje me sulmuesin spanjoll të Atleitco Madridit, Borja Baston, i cili sezonin e fundit luajti për Eibarin, ku shënoi 18 gola në La Liga.

Lexo po ashtu Zyrtare: West Ham nënshkruan me objektivin e Chelseat e Liverpoolit (Foto)

Transferimi i sulmuesit të talentuar i ka kushtuar Swanseas plot 15.5 milionë funte, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit.

Ndryshe, Swansea dhe sulmuesi spanjoll ka nënshkruar marrëveshje që do t’i lidh për katër vitet e ardhme. /Telegrafi/

Exit mobile version