Në këto hapësira me nuk jemi eksportues të mos stabilitetit drejtë Evropës, por jemi zonë tranzite dhe kur është në pyetje tregtimi i narkotikëve, armëve dhe radikalizmit. Prandaj, ne duam të kontribuojmë në stabilizimin e përgjithshëm dhe në rritjen e nivelit të sigurisë në të gjithë hapësirën evropiane, por me një përkufizim më të përcaktuar që problemet nuk dalin këtu. Ne kemi një detyrim serioz për të parandaluar këto procese tranzite dhe për këtë arsye ne duam të arrijmë një koordinim më të mirë kombëtar dhe bashkëpunim rajonal në këtë fushë.
Këtë sot e tha Goran Sviloviq, sekretari i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal me ulëse në Sarajev, Bosnjë dhe Hercegovinë.
Svilanoviq shtoi se ideja është që të mundësohet koordinim në nivel kombëtar të institucioneve të ndryshme, Ministrisë për Punë të Brendshme, të Drejtësisë, Drejtorisë për kryerje të sanksioneve, si dhe fushat tjera nga Qeveria të angazhuar për siguri.
“Duhet të biem dakord si në nivel kombëtar që të kryhet koordinim, si bashkëpunimit rajonal”, tha se Svilanoviq./Telegrafi/