Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Rajonal për bashkëpunim Goran Svilaqonviq shpreson se BE-ja dhe NATO-ja do të jenë vendimtare ashtu siç ishin kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras.
Kjo marrëveshje historike jep drejtim të ri jo vetën në bashkëpunimin midis dy vendeve por edhe në zhvillimin ekonomik dhe procesin për e integrimeve evropiane të rajonit. Sinqerisht unë shpresoj se ky akt i guximshëm i lidershipit do të pritet më të njëjtën vendosshmëri nga ana e partnerëve në BE dhe NATO, deklaroi Svilanoviq.
Duke e uruar Zaevin dhe Tsiprasin, Svilanoviq vlerësoi se ” marrëveshja shpreh guxim të vërtetë për gjithë rajonin e Evropës Jug-perëndimore, veçanërisht Ballkani Perëndimor, sepse tregon se edhe në çështjet më të rënda mund zgjidhen nëse ka vendosmëri dhe vizion për ardhmëri më të mirë”./Telegrafi/