Site icon Telegrafi

Sveçla viziton policin e plagosur në Klinë: Hetimet janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë ditës së sotme [e diel] së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kanë vizituar Januz Veselaj, pjesëtarin e PK-së ku mbeti i plagosur gjatë intervenimit në një vjedhje në Kishën e Zllakuqanit në Klinë.

Sveçla përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se hetimet për identifikimin e kryerësve të tentim-vjedhjes dhe plagosjes së Januz Veselaj janë duke u kryer me intensitet të lartë

Tutje Sveçla e ka përgëzuar Veselaj për reagimin profesional dhe rezistencën ndaj plaçkitësve që ia rrezikuan jetën e tij, pavarësisht që gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rënduar por që rikuperimi po vijon mirë.

“Hetimet në identifikimin e kryesve të tentim vjedhjes dhe plagosjes së Januzit janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë. Kryesit e këtij akti dhe kushdo që do të tentojë të kryejë akte të tilla, do të përballet me gjithë forcën e ligjit”, ka shkruar Sveçla.

Exit mobile version