Site icon Telegrafi

Sveçla viziton patrullat policore në terren dhe Qendrën e Mbajtjes në Vranidoll

Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Punëve tëë Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla ka vizituar patrullat policore në terren dhe Qendrën e Mbajtjes në Vranidoll.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate nga MPBAP-së,ku thuhet se Sveçla ka falënderuar policët në terren për punën që po bëjnë.

“Gjatë bashkëbisedimeve ministri Sveçla, falënderoi zyrtarët policor për punën që po bëjnë në kuadër të detyrave policore, në veçanti për punën profesionale në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente për menaxhimin e situatës pandemike, sipas planit për gatishmëri dhe reagim”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, zyrtarët policorë e njoftuan ministrin për pengesat që po dalin gjatë kryerjes së detyrës, megjithatë vlerësuan shumicën e qytetarëve të cilët janë duke u treguar shumë bashkëpunues në udhëzimet që janë duke iu dhënë policia.

Sveçla po ashtu vizitoi Qendrën e Mbajtës në Vranidoll, ku momentalisht janë duke qëndruar disa shtetas të huaj në cilësinë e azilkërkuesve.

Ai bisedoi personalisht me azilkërkuesit dhe u njoftua nga ta për kushtet që janë duk iu ofruar dhe  theksoi se të gjithë azilkërkuesit janë duke u trajtuar sipas ligjit për azil në Kosovë dhe sipas të gjitha normativave ndërkombëtare për trajtim të azilkërkuesve. /Telegrafi/

Exit mobile version