Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës gjatë një operacioni në Mitrovicën e Veriut ka konfiskuar sot një sasi të cigareve të kontrabandë.
Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se cigaret kontrabandë janë gjetur në një banesë.
“Cigare kontrabandë në një banesë në katin e 11-të në Mitrovicën e Veriut. Rend e ligj në gjithë territorin e Republikës!”, ka shkruar Sveçla.
Në bazë të videos së postuar nga ministri Sveçla shihet se bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme cigaresh të gjetura në banesë. /Telegrafi/