Site icon Telegrafi

Sveçla takoi Sarrazinin, flasin për hyrjen e mallrave serbe në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot përfaqësuesin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Gjatë takimit, Sveçla dhe Sarrazin diskutuan për ecurinë e takimit të fundit të Procesit të Berlinit.

Ministri theksoi se ka rikonfirmuar përkushtimin si palë aktive për angazhim të mëtejmë në kuadër të këtij procesi.

Ata diskutuan gjithashtu për masat e kontrollit manual të sigurisë për mallërat që hyjnë nga Serbia në pikën kufitare në Merdar.

Sveçla sqaroi se “zyrtarët tanë shtetëror po e zbatojnë këtë vendim me përkushtim me qëllim të garantimit të sigurisë së vendit tonë.”

Ministri theksoi se kjo masë do të jetë përkohësisht në vend derisa të funksionalizohen sistemet e skanerëve “X”, të cilat do të lehtësojnë punën e zyrtarëve dhe pritjet në pika kufitare.

Ai e përfundoi takimin duke falënderuar Sarrazin për “angazhimin e tij të vazhdueshëm në avancimin e bashkëpunimit rajonal.” /Telegrafi/

Exit mobile version