Site icon Telegrafi

Sveçla takohet me homologun e tij slloven, flasin për shkëmbim të informacioneve në çështje kriminale

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është pritur në takim nga homologu i tij slloven, Boshtjan Poklukar.

Sveçla dhe Poklukar diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy ministrive në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

“Ministrin Poklukar e njoftova lidhur me progresin që vendi ynë ka shënuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe luftimit të kontrabandës anë e mbanë Kosovës si dhe biseduam për rëndësinë e shkëmbimit të informacionit për çështje të ndryshme kriminale me qëllim të rritjes së sigurisë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të pritem në takim nga homologu im, Ministri i Punëve të Brendshme slloven, z. Boštjan Poklukar. Diskutuam lidhur me rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve dhe dy ministrive në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Falënderova Ministrin për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe rëndësinë që të vazhdojmë tutje në fushat tona prioritare të përbashkëta me qëllim të rritjes së sigurisë kombëtare, rajonale e më gjerë.

Ministrin Poklukar e njoftova lidhur me progresin që vendi ynë ka shënuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe luftimit të kontrabandës anë e mbanë Kosovës si dhe biseduam për rëndësinë e shkëmbimit të informacionit për çështje të ndryshme kriminale me qëllim të rritjes së sigurisë.

Ministri Poklukar ritheksoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe dy policive tona si dhe potencialin që kemi për të zhvilluar dhe më tutje projekte të përbashkëta. Ai shprehu gatishmërinë e tij për mbështetje në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt integrimit evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version