Telegrafi

Sveçla takohet me dy përfaqësuese të OKB-së, flasin për sigurinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim Koordinatoren e OKB-së për zhvillim, Ulrika Richardson, si dhe Maria Suokko – Përfaqësuese Rezidenciale e Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë takim u diskutua lidhur me projektet e realizuara deri më tani dhe për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

“Me këtë rast, ministri Sveçla ka falënderuar koordinatoren për Zhvillim e OKB-së, Richardson si dhe përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, znj. Suokko për angazhimin dhe kontributin e dhënë në fushën e sigurisë”.

“Gjithashtu, gjatë këtij takimi znj. Richardson dhe  Suokko kanë shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes së MPB-së edhe në të ardhmen”, u shpreh ai.