Site icon Telegrafi

Sveçla për rastin në Pejë: Të gjithë personat e implikuar në këtë akt ç’njerëzor, të sjellën para drejtësisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas rastit në Pejë ku një grua e moshuar u sulmua fizikisht nga punonjësa e Shtëpisë së të Moshuarve.

“Me shqetësim kemi parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë”, tha Sveçla.

Ministri i Brendshëm përmes një postimi në Facebook ka shkruar se veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje.

VIDEO: Infermierja sulmon fizikisht një grua të moshuar në Pejë

“Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë. Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor”, ka shkruar Sveçla. /Telegrafi/

Exit mobile version