Telegrafi

Sveçla pas operacionit “Emigranti”: Jemi të vendosur si kurrë më parë për të luftuar të gjitha format e krimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se janë të vendosur si kurrë më parë për të luftuar të gjitha format e krimit të organizuar në vendin tonë.

Këto komente Sveçla i ka bërë pasi gjatë ditës së sotme janë arrestuar 20 persona të dyshuar për vepra penale “kontrabanda me emigrant”, transmeton Telegrafi.

“Policia e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë realizuan aksionin e radhës me sukses dhe profesionalizëm të lartë. Operacioni “Emigranti” i zhvilluar sot në dy rajone (Mitrovicë e Prizren) rezultoi me arrestimin e 20 të dyshuarve për vepra penale ‘kontrabanda me emigrantë’. Policia sekuestroj një mori provash materiale dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka thënë Sveçla.

Tutje ai ka shtuar se “ shteti ynë është i determinuar që të ndërpret të gjitha rrugët e krimit dhe rrjeteve kriminale, rajonale e ndërkombëtare, që cenojnë jetën dhe lirinë e qytetarëve tanë dhe të huaj”.

Ndryshe, sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare (DPK), pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, nën dyshimin e kryerjes së veprës ‘kontrabanda me emigrantë’, sot më, 05.06.2021 prej orës 04:00 ka filluar së zbatuari planin e operativ- ‘Emigranti’, ndërsa ka arrestuar 20 të dyshuar.

Operacioni është zhvilluar në dy rajone: në rajonin e Mitrovicës Jugu dhe në rajonin e Prizrenit. /Telegrafi/