Telegrafi

Sveçla fton deputetët që të votojnë raportin lidhur me dëbimin e shtetasve turq

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Kryetari i Komisionit Parlamentar Hetimor për këtë rast, Xhelal Sveçla ka thënë para deputetëve se raporti i hartuar nga ky komision zbulon të vërtetën për këtë rast.

Sveçla ka ftuar deputetët që ta votojnë këtë raport. Ai ka shtuar se gjatë dëbimit të shtetasve turq janë bërë një varg shkeljesh.

“Gjatë operacionit për dëbimin e gjashtë shtetasve turq konstatohet një varg i gjatë i shkeljeve dhe parregullsive. Në raportin të cilin ne kemi dorëzua kemi identifikuara 31 shkelje, edhe një listë rekomandimesh për Kuvendin e Kosovës. Në kuadër të këtyre shkeljeve vendimet për evokim të lejes qëndrimit dhe urdhrat për largim me forcë janë nxjerrë në kundërshtim me ligjin e këtë e konfirmon edhe vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë që kanë revokuar këto vendime”, ka thënë Sveçla. /Telegrafi/