Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka liruar nga detyra Fadil Kodrën, i cili ka pasur pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zyrtari për komunikim nga MPB, Behar Haziraj.
“Po dje është shkarku, ministri dje e ka shkarku. Nuk kam detaje tjera që mund t’i ndajë”, ka thënë Haziraj. /Telegrafi/