Ministri Xhelal Sveçla bashkë me zv/kryeministri Besnik Bislimi e zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës kanë qëndruar të hënën në veri të Mitrovicës.
Të njëjtit janë bashkuar rreth një tavoline me ushqim e pije, bashkë me zyrtarët policor të cilët vazhdojnë të kryejnë detyrat e deri në veri të Kosovës.
Kjo u bë e ditur nga Sveçla i cili tha se u bashkuan për të festuar 28 Nëntorin me zyrtarët policorë, duke theksuar se me zemërbardhësinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e zyrtarëve shtetërorë, rrugëtimi është i pandalshëm.
“Me fli të përgatitur nga një nënë nga Llapi e një vajzë nga Istogu, u bashkuam rreth sofrës për të festuar bashkë festën e 28 Nëntorit me zyrtarë policor të cilët me vullnet, profesionalizëm e përkushtim po kryejnë detyrat e tyre në veri të vendit tonë”.
“Me zemërbardhësinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e të gjithë zyrtarëve shtetëror, rrugëtimi ynë është i pandalshëm”, shkroi Sveçla.