Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Zveçla ka pritur në takim gjatë ditës së sotme, komandantin e KFOR-it në Kosovë, Michele Risi me të cilin biseduan për gjendjen e sigurisë në Kosovë.
Përmes një komunikatë për medie, MPBAP ka njoftuar se gjatë takimit të Sveçles me gjeneralmajor, Michele Risi u diskutua edhe për menaxhimin e situatës me COVID-19 dhe parandalimin e përhapjes së këtij virusi.
Sveçla dhe Risi u pajtuan se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, por apeluan që përkundër zbutjes së kufizimeve që do të ndodhin gjatë ditëve në vijim, qytetarët të jenë të kujdesshëm. /Telegrafi/