Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë vizitës në Itali është pritur nga Komandanti i Përgjithshëm i Karabinierëve, Gjeneral Teo Luzi.
Sipas njoftimit për media thuhet se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të Karabinierëve.
“Me këtë rast, Gjenerali Luzi ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me Karabinierët”, thuhet në njoftim.
Ndërsa ministri Sveçla e ka falënderuar për punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të Karabinierëve në Kosovë.
“Të dyja palët janë dakorduar për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy policive, në shkëmbimin e përvojave dhe njohurive profesionale”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/